ATSH/ Partia Socialiste propozon datën 16 maj ora 17:00 për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në mbledhjen e Kryetarëve se, “unë i qëndroj propozimit të bërë për të zhvilluar raundin e parë në datë 16 maj ora 17:00 në një seancë të posaçme sikundër e parashikon neni 86 dhe 87 të Kushtetutës dhe nenet e rregullores së Kuvendit”.
“Besoj se kjo datë është një datë e përshtatshme dhe brenda atij afati që ka përcaktuar Kushtetuta”, tha Balla. /a.a/



























