Rrëshqitje masive toke janë regjistruar në Siçili, pas një stuhie të forte që goditi rajonin, duke lënë disa banesa në buzë të greminës dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve.
Sipas autoriteteve, situata e krijuar ka detyruar evakuimin e më shumë se 1 000 personave nga zonat e rrezikuara.
Pamjet me dron tregojnë nivelin e dëmeve dhe afërsinë e banesave me zonën e shembur. Autoritetet lokale po vijojnë monitorimin e terrenit dhe vlerësimin e rrezikut për rrëshqitje të tjera.
Kreu i rajonit, Renato Schifani, vlerësoi koston e dëmeve, përfshirë atë nga rrëshqitja e dheut në Niscemi, në më shumë se 1.5 miliardë euro.
Pas shkatërrimit të ciklonit, qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për Siçilinë, Kalabrinë dhe Sardenjën, ndërsa 100 milionë eurot e para janë ndarë për ndihmë emergjente.
Top Channel


























