Sot, në ambientet e Bashkisë Elbasan, u zhvillua takimi mbi raportimin dhe monitorimin e angazhimeve të marra nga Bashkia në kuadër të Kontratës Sociale 2023–2027, nënshkruar me organizatën partnere “Tjetër Vizion”.

 

Ky takim kishte në fokus vlerësimin e ecurisë së prioriteteve të përcaktuara, evidentimin e arritjeve dhe sfidave, si dhe diskutimin mbi hapat e mëtejshëm për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

 

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe e përfshirjes aktive të komunitetit në monitorimin e politikave lokale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Elbasanit.