ATSH/ Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë teste, ndihmë kjo që do ti shërbejë qeverisë në luftën e saj kundër infeksionit COVID-19.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se kitet e ofruara nga BE janë në rrugë e sipër dhe do të mundësojnë kryerjen e 20 mijë testeve për COVID-19.
Këto kite, theksoi Soreca, i vihen në dispozicion Institutit të Shëndetit Publik në Tirana.
“Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta. BE do të jetë përkrah Shqipërisë“, deklaroi Soreca./a.gjonaj/ /a.g/