Komisioni Evropian ka ideuar një pikë referimi për analizën dhe luftën kundër keqinformimit, me detyrën e monitorimit të aktivitetit në rrjet dhe të medieve sociale në veçanti.

Observatori Evropian i Medias Dixhitale përbëhet nga një rrjet qendrash kombëtare në tetë vende të BE-së.

“Keqinformimi minon themelet e një debati normal demokratik. Observatori është një element i rëndësishëm i veprimit tonë për të promovuar verifikimin e fakteve dhe për të përmirësuar aftësinë për të kuptuar dhe kontrastuar keqinformimin online”,  theksoi eurokomisioneri Paolo Gentiloni në një mesazh.

Ndër detyrat e observatorit është studimi i ndikimit të lajmeve të rreme në shoqëri, me qëllimin e përhapjes së praktikave pozitive në përdorimin e medieve dixhitale.

Qendrat financohen, në këtë fazë fillestare, me 11 milionë euro.

Në muajt e fundit, keqinformimi është rritur në mënyrë alarmuese: 20 për qind e qytetarëve amerikanë nuk besojnë në shkencë, 50 për qind e qytetarëve britanikë nuk besojnë në shtyp, së bashku me 48 për qind të amerikanëve, kurse 42 për qind e britanikëve mendojnë se qeveria po gënjen