Një aksident ka ndodhur në Belsh, ku të plagosur kanë mbetur babë e bijë.
Policia bën me dije se në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Belsh/Informacion
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore, në spital, vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.



























