Një punëtor 48 vjeç ka rënë nga skelat e një pallati në Shëngjin.
Viktima i quajtur Arjan Lazri nga Kallmeti ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spitalin e Lezhës.
ADVERTISING
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes Shëngjin.
“Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.
Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel



























