Policia e Shtetit ka publikuar një bilanc të frikshëm të javës që lamë pas, ku 181 persona kanë rënë në pranga, 362 janë vënë nën hetim dhe 33 janë në kërkim.
43 persona në kërkim kanë rënë në pranga, nga këta 31 në kërkim kombëtar dhe 12 në kërkim ndërkombëtar.
33 operacione policore janë zhvilluar të koduara: “The last”, “Money scam”, “Zall-Herr”, “Paskuqani”, “Pacienti”, “Rada”, “Dark”, “Yrsheku”, “Vila”, “Bills”, “Trick”, “Unaza”, “Bergamo”, “Grand Tour”, “Basti i fundit” (2 raste), “Informaliteti”, “Green Forest”, “Restart 6”, “Dimal”, “Stacioni”, “Premtimi”, “Unexpected”, “Compass”, “Road guard 12”, “Attempt”, “Call me 3”, “Thumana”, “Fati i lojërave”, “Identiteti”, “Nightëalker”, “Triple” dhe “Five”.
Ndërsa operacione ndërkombëtare janë realizuar dy, me pjesëmarrje të FAST Albania dhe të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit.
Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 2 operacione, gjatë të cilëve janë shkatërruar 10 sera me fidanë kanabis dhe janë sekuestruar qindra fara kanabis.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 16 raste dhe janë sekuestruar 14 armë zjarri, një armë sportive, 10 thika, municion luftarak etj.
Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 80 kg cannabis, dhjetëra doza cannabis, rreth 1 kg heroinë, sasi kokaine, 12 automjete, 12 celularë, 6 makineri për lojëra fati, shuma të konsiderueshme parash, euro të falsifikuara dhe mallra kontrabandë.
Një ngjarje kriminale është parandaluar, ndërsa janë goditur 13 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 53 raste të dhunës në familje.tch


























