Bilanc tragjik në Kosovë për 24 orët e fundit sa i përket situatës së Covid.
Kanë humbur jetën 13 persona të infektuar me Covid, rreth dyfishi i viktimave të raportuara dje, që ishte 7.
Ndërkaq janë shënuar 225 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, kurse 201 persona janë shëruar.
Numri total i të prekurve me Covid që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 9274.