ATSH/ Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bllokuan 545 aparate celulare dhe 110.000 euro cash, në Degën Doganore Durrës.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e e bllokuar vinte nga Italia me një automjet autobus transporti udhëtarësh në drejtim të Shqipërisë. DPD bën të ditur se sasia e celularëve dhe parave cash-it nuk ishte deklaruar.

DPD thekson se strukturat doganore dhe Policia po vazhdojnë procedurat për hetime të mëtejshme./a.gjonaj/ /a.g/