Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmë në Shkodër rënduan situatën e krijuar ditët e fundit, duke numëruar sot plot 1902 hektarë tokë të përmbytur.
Më problematike situata është në rrugën e Obotit, ku nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake.
Një mjet i kalueshmërisë së lartë dhe efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në ndihmë të banorëve në njësinë Ana e Malit në fshatin Obot.
Në njësinë Ana e Malit është përmbytur një sipërfaqe prej 1100 Ha tokë.
Edhe në Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, ku është përmbytur një sipërfaqe toke 300 Ha.
Në Bërdicë janë 200Ha tokë e përmbytur, Guri Zi 170 Ha dhe në Velipojë 150 Ha.
Edhe rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.
Top Channel