Një anije peshkimi me mbi 30 mijë litra karburant kontrabandë është bllokohet në det të hapur gjatë natës së kaluar.
Peshkarexha e bllokuar është në pronësi të Roland dhe Shpëtim Cani (vëllezër), të cilët janë shoqëruar në polici. Gjithashtu është ndaluar edhe marinari Ervin Hasani.
Paraprakisht deklarohet se anija “Leone”, që i përket dy vëllezërve nga Kavaja është konstatuar në ujërat ndërkombëtare nga Guardia di Finanza, e cila ka njoftuar autoritetet shqiptare.
Gjatë natës së kaluar policia kufitare është vënë në lëvizje duke e sjellë në port peshkarexhën, ndërsa po vijon vlerësimi i sasisë së karburantit që dyshohej se do të hidhej në treg kontrabandë, pas blerjes në Liban.
Top Channel


























