Duke folur për “The Guardian”, Van-Tam shpjegoi se përse njerëzit nuk duhet ta konsiderojnë pandeminë si të përfunduar, pavarësisht suksesit të përhapjes së vaksinës.
“Ne jemi ende në periudhën e pandemisë dhe mendoj se periudha e rrezikut të konsiderueshëm do të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë”, tha Van-Tam.
Profesori shtoi, gjithashtu, se periudha e pandemisë ishte “shumë sfiduese” për të dhe kolegët e tij, duke e përshkruar atë si “diçka për të cilën s’ishte përgatitur njeri”./ /ervo/



























