Boksieri shqiptar Ramiz Brahimaj ka bërë një gjest patriotik pasi arriti të fitonte në ndeshjen e UFC-së, duke mposhtur me nokaut në raundin e parë kundërshtarin e tiij, Mickey Gall.
Brahimaj i vendosi plisin Joe Rogan, një nga figurat më të njohura të UFC-së, dhe më pas foli shqip.
“Babgjysh, rahmet i pastë shpirti. Ky është plisi i babgjyshit tem. Për krejt shqiptarët bëjmë shqiponjën sonte”, tha boksieri.
Pas kësaj fitoreje, Ramiz Brahimaj tani ka një rekord prej 11-5 në MMA dhe 3-3 në UFC.tch