Ndonëse temperaturat janë rritur në qytet dhe jemi futur në stinën e pranverës, dëbora ka bllokuar këtë mëngjes rrugën e Thethit.

Banorët dhe turistët, të cilët i janë drejtuar kësaj pike turistike, e kanë pasur të pamundur të qarkullojnë me automjetet e tyre.

Në këto kushte, ata janë detyruar vetë që të nisin pastrimin e rrugës deri në ardhjen e borëpastrueseve të kompanisë së kontraktuar

Top Channel