Java që po lëmë pas ishte e ngarkuar me ngjarje të bujshme dhe të trishta, që nga dorëheqja e kryeministrit Boris Johnson e deri tek vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Më poshtë do të përshkruhet bota në një javë përmes 11 fotove të realizuara nga BBC.
Në foton e parë është një specie e re zambaku uji gjigant, i zbuluar nga shkencëtarët së fundmi. Bima e madhe ishte në arkivat e Kopshtit Botanik Mbretëror, Kew dhe po rritej, por më parë ishte identifikuar gabimisht si një specie tjetër.

Në foton e dytë, janë persona që i shmangen ‘Toro de Fuego’, demit flakërues, ndërsa ai ecën nëpër rrugë gjatë ditës së hapjes së festës San Fermin Running of the Bulls në Pamplona të Spanjës. Festivali vjetor është rikthyer pasi u anulua për dy vite rresht për shkak të pandemisë Covid-19.

Në foton e tretë është anglezja Beth Meadm, e cila shënon golin e hapjes ndaj Austrisë në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian të Femrave. Në një natë emocionuese për futbollin e femrave në Angli, ndeshja hapëse e turneut u ndoq nga një turmë prej 68,871, një rekord i ri për kompeticionin.
Në foton e katërt, është gjimnastja olimpike Simone Biles, e cila është kthyer në personin më të ri që ka marrë Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil në SHBA. Presidenti Biden ua dha medaljet një numri njerëzish në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC.

Në foton e pestë, është një sekuencë e 50-vjetorit të paradës së parë të Krenarisë në Mbretërinë e Bashkuar në qendër të Londrës, ku morën pjesë më shumë se një milion njerëz. Qindra grupe të komunitetit LGBTQ+ morën pjesë në marshimin në rrugët e Londrës.

Në foton e gjashtë, kryeministri i Britanisë Boris Johnson njoftoi dorëheqjen e tij jashtë 10 Downing Street në Londër. Pas rreth tre vitesh në detyrë, lideri kontrovers konservator dha dorëheqjen, pas një sërë dorëheqjesh nga personeli qeveritar, përfshirë ministrat kryesorë të kabinetit, për shkak të udhëheqjes së tij.

Në foton e shtatë shkojmë në Afrikën e Jugut, ku u mbajt një funeral masiv për një grup prej 21 të rinjsh, kryesisht adoleshentë, të cilët vdiqën në rrethana misterioze në një lokal muajin e kaluar. Arkivolet e zbrazëta u vendosën para mijëra vajtuesve, përfshirë edhe Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa.
Top Channel




























