Periudha e dimrit sjell shpesh edhe reshje të dendura shiu që shtojnë rrezikun e përmbytjeve. Për këtë arsye, bashkia e Elbasanit i ka paraprirë situatës duke vijuar me pastrimin e kanaleve kulluese. Në Bradashesh vijon puna për pastrimin e tyre, që prek rreth 60 hektarë tokë bujqësore. Kryebashkiaku Gledian Llatja, i shoqëruar nga drejtuesi politik i PS, Qarku Elbasan, Damian Gjiknuri dhe deputeti Luan Duzha, inspektuan nga afër ecurinë e punëve në këto kanale.

Sipas Gjiknurit, mirëmbajtja e këtyre kanaleve e kanë dhënë rezultatin pas shirave të shumtë të ditëve të fundit.

Bashkia e Elbasanit nuk po bën diferencimesa i përket punëve në qytet apo fshat, duke i qëndruar pranë të gjithë banorëve të territorit të saj.