ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë” po vijon me prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, Durrës.

IKMT ndau sot pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje, që në këtë zonë bregdetare.

Po ashtu IKMT nisi sot edhe pastrimin e inerteve në Sarandë, pas prishjes së objekte të paligjshme.

Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor nga Velipoja dhe Ksamili dhe synon prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në gjithë zonën bregdetare.

Në vijim do të nisë edhe shembja e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin./k.s/