Brenda një muaji fermerët do të nisin aplikimet për të përfituar nga fondet që buxheti i shtetit jep si mbështetje përmes skemës kombëtare.
Ministri i Bujqësisë , Bledi Çuçi ishte në Balldren të Lezhës ku po mbarështohen 400 lopë të rracës brune alpine.
Subvencionet do të jepen vetëm për tufën bazë, krerët e lopëve dhe të imtave të matrikuluara.
”70 % e parave do i kushtohet blegtorisë si sektori më delikat dhe më problematik që ka sot në Shqipëri” u shpreh ministri.
Fondi është 743.9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë 4 mijë fermerë. Aplikimet ishin parashikuar të nisnin në muajin mars por u shtynë prë shkak të pandemisë së COVID-19
Ora News