ATSH/- Deputeti i Qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri bëri të ditur sot se “Fondi Shqiptar i Zhvillimit miratoi financimin dhe shpalli garën për rikonstruksionin e segmentit Peshkëpi – Selenicë”.

Ai tha se “vlera totale e investimit është rreth 9 milion dollarë”.

“ Me shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, brenda pak javësh nis puna në terren. Çdo qytetar i kësaj zone e ka të qartë se vetëm ne që bëmë realitet ëndrrën e Rrugës së Lumit të Vlorës do t’i japim edhe Selenicës rrugën që meriton. Ata që tentuan ta bllokojnë investimin dhe nxituan të akuzojnë qeverinë se ka vendosur ta lërë mënjanë Selenicën janë të ftuar të jenë prezent në fillimin e punimeve, pavarësisht bindjeve apo interesave politike”, deklaroi Gjiknuri.

vijon….