Ambasadori i Britanisë në Shqipëri Alastair King-Smith paralajmëroi një valë të dytë sanksionesh ndaj shqiptarëve të cilët zgjedhin të emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshmne. Smith tha se qeveria britanike do të respektojë marrëveshjen e Korrikut me qeverinë shqiptare në kuadër të së cilës Shqipëria është vend i sigurt dhe si i tillë çdo emigrant i paligjshëm do të kthehet pas.

Fjala e plotë e ambasadorit:
Në Korrik shpallëm valën e parë të sanksioneve kundër disa qytetarëve shqiptarë dhe mund t’ju bëj me dije se aksione të tilla do të vijojnë gjatë këtij viti.
Ne jemi të shqetësuar që humë të rinj po largohen nga Shqipëria dhe kanë vendosur ta bëjnë këtë në mënyrë të jashtëligjshme. Dhe mesazhi ynëpër të rinjtë është: Mos shkoni në këtë mnënyrë.
Është e trishtueshme që trafikantët ua bëjnë të lehtë dhëtimin dhe jetën atje, por nuk është ashtu siç e tregojnë trafikantët.
Detyra jonë është të zbatojmë marrëveshjen e përbashkët mes dy vendeve dhe aty Shqipëria cilësohet vend i sigurt dhe qytetarët e saj mund të lëvizin vetëm në mënyrë të ligjshme dhe për çdo emigrim të paligjshëm përgjigja do të jetë kthimi pas.
Një mësazh që Kryeministri Britanik e ka theksuar është që përveç se do të marrim aksione ndaj trafikantëve, do të sigurohemi edhe që personat që ushëtojnë në mënyrë të paligjshme të kthehen pas.
Një mesazh për qytetarët shqiptarë që jetojnë në mënyrë të ligjshme në Angli: “Qeveria Britanike vlerëson kontributin e shqiptarëve dhe këta shqiptarë kontribuojnë në shoqërinë britanike.
Qeveria britanike është e angazhuar për të luftuar të gjitha llojët e emigracionit të paligjshëm pavarësisht kombësisë. Por duhet të pranojmë se verën e kaluar pati një rritje të madhe të emigracionit të paligjshëm. Shqiptarët përbënin 30 përqind të personave që kanë emigruar në mënyrë të jashtëligjshme.
Dhe është e faktuar që përsa i përket kriminalitetit, drogës dhe krimeve, në burgjet britanike kombësia e dytë që popullon burgjet, pas asaj britanike janë shqiptarët, rreth 1500 shqiptarë.
Ne nuk diskriminojmë apo veçojmë shqiptarët, por ky është realitetit. Shqiptarët emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme dhe janë të përfshirë në aktivitete kriminale. Dhe për shkak të përfshirjes së qytetarëve shqiptarë duket sikur ka fokus ndaj shqiptarëve.

Çeshtjet zgjedhore:

Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë që kandidatët në zgjedhjet lokale duhet të jenë të pastër përsa i përket përfshirjes në krim e korrupsion. Gjithashtu nuk duhet të ketë keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe zgjedhjet të zhvillohen të lira e të ndershme.
Gjithashtu do të kemi takime që kanë në fokus të tyre llogaridhënien dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë.
E kemi bërë të qartë se do të marrim masa ndaj personave që kanë lidhje me korrupsionin dhe me kriminalitetin dhe aksionet ë kemi ndërmarrë në korrik ishin vetëm të parat e atyre që do të marrim në vijim kundër pandëshkueshmërisë.
Sanksionet e Korrikut u ndërmorën ndaj një sërë individësh në Shqipëri. Jemi siguruar që të kemi një qëndrim të ekuilibruar ndaj personave politikë, biznesmënë etj. Do të kemi të njëjtën qasje të balancuar edhe në vijim.
Këto vendime janë ndërmarrë edhe për të ndihmuar institucionet e drejtësisë për të përmirësuar llogaridhënien dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.