“Ngjarjet e 4 shkurtit nuk janë inkurajuese. Shpresoja për më shumë… dhe më duhet të pranoj se nuk është e lehtë për autoritetet në Shkup të qëndrojnë të qetë nëse ka provokime në kufi. Ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që të ulim tensionin. Shpresojmë që të gjitha marrëveshjet dypalëshe do të zbatohen”, tha Varhelyi duke iu përgjigjur eurodeputetëve bullgarë.
”Në rastin me Republikën e Maqedonisë së Veriut vendosëm rregulla shumë të qarta në kornizën e bisedimeve, që mundësoi mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, sqaroi eurokomisioneri.
“Kërkesat janë të qarta, nevojiten marrëdhënie të mira fqinjësore. KE-ja do ta monitorojë këtë çështje dhe ne presim përparim këtë vit. Unë i vëzhgoj ngjarjet, kam folur me qytetarë maqedonas të cilët e identifikojnë veten si bullgarë. Autoritetet në Shkup jo vetëm që janë të vetëdijshëm, por edhe veprojnë për të çrrënjosur çdo urrejtje ndaj bullgarëve. Dhunuesit janë arrestuar, hetimet vazhdojnë. Mendoj se kjo duhet të jetë treguese e vendosmërisë së autoriteteve në Shkup”, shtoi Varhelyi.
Ai shtoi se KE-ja e ndjek respektimin e marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe Marrëveshjen e Prespës.
Ai njoftoi se progres-raporti për Maqedoninë e Veriut pritet të publikohet në vjeshtë./ a.jor.



























