BRUKSEL, 10 qershor /ATSH-ANSA/- Informacionet e rreme në botë mund të kushtojnë jetë njerëzish, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një mesazh video në rrjetin social Twitter.
”Jemi duke punuar me platformat në internet për të ndaluar ata që përpiqen të përfitojnë nga kriza e koronavirusit ose që e shfrytëzojnë atë”, deklaroi presidentja.
”Sot do të paraqesim një raport mbi veprimin e BE-së kundër dezinformimit dhe hapat që do të ndërmarim”, theksoi Von der Leyen.
ATSH