Në zgjedhjet vendore të 14 Majit në bashkinë e Peqinit për kryetar bashkie garuan nga Partia Socialiste, Bukurosh Maçi dhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” kandidati Mustafa Pashja. Një garë e fortë midis dy kandidatëve, ku në fund nga 11.077 zgjedhës që ushtruan të drejtën e votës, fitues doli kandidati i Partisë Socialiste, Bukurosh Maçi, me një diferencë prej 1723 me kandidatin tjetër. Maçi arriti të mblidhte 6400 vota (57.78%) dhe Pashja 4677 vota (42.22%). Në Bashkinë e Peqinit ishin 46 qendra votimi, ku pas mbylljes së procesit të votimit në 19:00, kutitë u dorëzuan pranë KZAZ përkatëse për t’u numëruar. Në tërësi procesi u shoqërua pa incidente. Bukurosh Maçi do të jetë në krye të bashkisë Peqin për 4 vitet e ardhshme, duke zëvëndesuar kryetarin aktual, Lorenc Tosku.