Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “biznesi i vogël dhe i mesëm është motori i ekonomisë sonë dhe kontributori kryesor në zhvillimin e sektorëve jetikë të vendit”.

E pranishme në konferencën “Business 2030” që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, një aktivitet i organizuar nga Ambasada Suedeze dhe Kombet e Bashkuara në Shqipëri, Balluku vlerësoi punën e ambasadores së Suedisë në vendin tonë të cilën e konsideroi një nga njerëzit më aktiv për të ndryshuar gjithçka në Shqipëri.

“Sot falë punës së Elsës janë bërë gjëra që ndoshta duken të vogla, por në fakt Elsa ka lënë një markë këtu në Shqipëri”, u shpreh Balluku.

Balluku u ndal në rolin që kanë luajtur eksperiencat ndërkombëtare në bashkëpunim me qeverinë, në ndërgjegjësimin e bizneseve të vogla dhe të mesme për t’u zhvilluar sipas praktikave më të mira.atsh