ATSH-I.Vata/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot në seancën dëgjimore me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami për shqyrtimin e buxhetit të vitit 2022.

Në fjalën e saj, Llagami tha përmendi ata zëra që nuk kanë gjetur mbështetje nga Ministria e Financave gjatë negociatave.

“Projektbuxheti i pushteti gjyqësorë është i përbërë nga tre zëra. Zëri i parë ka të bëjë me planifikimin, menaxhimin dhe administrimin, që ka të bëjë me veprimtarinë e KLGJ ku fondet për këtë program janë akorduar sipas kërkesës. Zëri i dytë ka të bëjë me fondet që i akordohen Qendrës së Teknologjisë e informacionit që ka të bëjë me gjykatat. Në këtë zë ne kemi kërkuar që të kishim kërkuar 5.5 miliard lekë ndërkohë është dhënë 4.5 miliard lekë, pra 1 miliard më i ulët se kërkesa. Bëhet fjalë për gjykatat e Durrësit, Fierit dhe Tiranës. Qëllimi që ka KLGJ është që të përfshijë trajtimin e këtyre. Zëri tjetër ka të bëjë me digjitalizimin e dosjeve të arkivit gjyqësor. Pavarësisht se kemi arkivin qendror kjo nuk krijon sërish mundësi pasi janë 1.3 milionë dosje në të gjithë shërbimin e arkivat e të gjitha gjykatave. Kemi dosje që në vitin 1946 dhe ajo që ne kemi propozuar në fakt është digjitalizimi dhe indeksimi i dosjeve”, tha ajo.

Llagami theksoi se ka ardhur koha e një sistemi të ri të menaxhimit të çështjeve, ka ardhur koha që të kemi një natyrë tjetër sistemi.

“Aktualisht, ne kemi një sistem që fusim të dhëna por nuk marrim raporte elektronike. Nëse do të kërkohet një informacion nga gjykata duhet të përfshihen 38 gjykata për të marrë këtë informacion. Ka tre vite që e kërkojmë. Duhet që qeveria dhe Kuvendi ta njohë këtë problematikë dhe të na ofrojë një mbështetje”, tha Llagami.

Relatori Alqi Bllako tha se “buxheti për viti 2022 është në 3.6 miliardë lekë të rinj, duke shënuar një rritje prej 186 milionë lekë në raport me buxhetin e vitit 2021 dhe është institucioni i dytë nga institucionet e drejtësisë që përfiton rritjen më të madhe buxhetore 2022”.

“Nëse do ti referohemi zërave, kemi një fond të rritur për individë në 6.1 milionë lekë, ndërkohë zëri i investimeve është rritur në mënyrë të konsiderueshme në 82 milionë lekë. Për fondin e pagave kemi një rritje të konsiderueshme prej 58.3 milionë lekë. E njëjta situatë është edhe te zëri i investimeve”, tha ai. /j.p/