Ministria e Financave ka publikuar projektbuxhetin për vitin 2025, sipas të cilit ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet me rreth 3.9 % në vitin 2025.
Sipas relacionit të projektbuxhetit, aktiviteti ekonomik do të vazhdojë të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, nga rritja e mëtejshme e konsumit privat, ashtu edhe nga investimet në infrastrukturë si dhe zhvillimi i sektorëve strategjikë si turizmi.
Këto shpenzime për vitin 2025, zënë 3.43% të PBB-së nga 2.9 që zinin në vitin 2024 ose nga 2.3% në vitin 2015.
Defiçiti buxhetor për vitin 2025 planifikohet të jetë në nivelin 2.6 % të PBB dhe parashikohet të ulet më tej duke arritur në 1.4 % të PBB në vitin 2027.
Gjithashtu edhe borxhi publik bruto do vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal. Në vitin 2024 parashikohet që borxhi publik bruto të bjerë në rreth 56.3 % të PBB dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 55.8 % në vitin 2025.
Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55.0 % në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5 % në vitin 2031. /a.g/