Cardi B dhe Stefon Diggs janë zyrtarisht bashkë.

Reperja 32-vjeçare dhe i dashuri i saj 31-vjeçar, u panë bashkë në ndeshjen e NBA Playoffs të hënën në Madison Square Garden në New York.

Cardi dhe Stefon fillimisht u panë të kapur për dore teksa po shkonin në hyrjen e VIP-ave.

Ata fillimisht ndezën thashetheme për lidhje kur u panë në një takim në Miami në ditën e Shën Valentinit në shkurt. Së fundmi, ishin të pranishëm në Met Gala dhe shkuan në një festë së bashku.

Reperja duket se e ka lënë pas historinë me Offset, me të ciin ka 3 fëmijë.