Sot duhet të jetë një ditë reflektimi, qoftë për ligje më të mira për punën dhe njerëzit e punës; për përmirësimin e kushteve të punës, për ngushtimin e diferencave gjinore e moshore, për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë në punë. Por 1 Maj nuk është i tillë në këtë kohë pandemie.

E gjitha bota tani ka frikën e një krize ekonomike nga shkaku i virusit dhe se punëtorët janë ata të cilët mund të preken më së shumti, pavarësisht ndihmave shtetërore. Këtë e vuajnë më së shumti ata punëtorë që dalin cdo ditë në rrugë me shpresën se do të sigurojnë një punë për të mbajtur familjen.

Një rast i tillë është ai i Refatit, 50 vjecarit nga Elbasani, i cili prej 4 vitesh del çdo ditë për të siguruar jetesën. Për Tv Skampa Rifati, rrëfen vështirësitë e panumërta që ka sjellë edhe Covid-19 tek ta. Sinkron Vështirësitë e punëtorëve të krahut në vendin tonë janë të shumta, teksa Rifati tregon që bën çdo lloj pune. Për fat të keq, të shumta janë ditët që kthehet në shtëpi pa asnjë qindarkë.

Ky 1 maj ishte ndryshe në të gjithë botën dhe sot më shumë se kurrë punëtorët mund të kërkojnë më shumë për të drejtat e tyre. Kjo, pasi një pjesë e mirë e tyre kanë humbur vendet e punës, ndërsa një pjesë tjetër janë të pasigurtë për vazhdimësinë.

Elbasaninews.tv