ATSH – I. Vata/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përshëndetur krijimin e komisioneve parlamentare të posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale.
Celibashi thekson se mirëpresim për të ofruar kontribut me ekspertë tanë për përmirësimin e Kodit Zgjedhor.
“KQZ Shqipëri përshëndet krijimin e komisioneve parlamentare të posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale. Mirëpresim të ofrojmë kontributin dhe eksperiencën tonë për të përmirësuar Kodin Zgjedhor dhe për të zbatuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR”, shprehet ai.
Një ditë më parë më kërkesë të Partisë Demokratike u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë krijimi i komisioneve parlamentare të posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale.



























