Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Silda Anagnosti Çepe mori pjesë në lançimin e Forumit për Paqe në Ballkan që u zhvillua në Stamboll.

Ky Forum është një iniciativë e shtetit te Turqisë që ka në fokus forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit.

Në këtë aktivitet, Çepe rikonfirmoi përkushtimin e Shqipërisë për paqe.

“Bashkepunimi rajonal dhe avancimi i agjendës së konektivitetit në frymën e gjithëpërfshirjes dhe perspektivës evropiane ështe në fokus të vëmendjes tonë” tha ajo. /j.p/