Në këtë impiant përpunohen mbetje organike nga serrat, krasitjet e pemëve, mbetjet e industrisë agro-përpunuese dhe ato të grumbulluara nga shërbimi i pastrimit në të gjithë territorin e bashkisë.
Ky investim bën të ditur GIZ Albania, krahas produktivitetit ekonomik dhe social, në bashkinë Cërrik po kontribuon edhe në reduktimin e ndikimit të mbetjeve në mjedis dhe ndryshimet klimatike, duke krijuar mundësi për përfitime ekonomike dhe sociale.
Humusi që përftohet nga procesi i përpunimi të mbetjeve organike: Përmirëson strukturën e tokës ku përdoret; Rrit aftësitë ujëmbajtëse të tokës dhe ul nevojën për plehra kimike duke shërbyer si material natyror ushqyes. /j.p/