34 Bashki të Republikës së Kosovës vizituan te merkuren pikën e komspostimit të mbetjeve bujqësore në Cërrik, si modelin e parë të këtij shërbimi në Shqipëri. Më shumë se 60 zyrtarë prej bashkive të Kosovës, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë së republikës së Kosovës dhe përfaqësues të shoqërive të ndryshme që merren me trajtimin e çështjeve të mbetjeve në Kosovë vizituan pikën e komopostimit të mbetjeve bujqësore ne Cerrik. Një aktivitet i cili u realizua falë organizimit nga Asociacioni i Bashkive të Kosovës, mbeshtetur nga projekti i Zhvillimit Institucional për Modernizimin e Shërbimeve, bashkëfinancuar nga BE dhe Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Kosova.
Kryetari i Bashkis Cerrik Andis Salla ka falenderuar për interesin që treguan, për të vizituar Cërrikun dhe pikën tonë të Komopostimit të mbetjeve bujqësore. Uroj që ky model i mirë që ne kemi ndërtuar në Cërrik të replikohet në Kosovë ka thene kryebashkiaku Salla. Ky i fundit me tej ka thene se jam besim plotë se bashkëpunimet midis Bashkisë Cërrik dhe Bashkive të Republikës së Kosovës do të vazhdoj edhe në fusha të tjera.































