Nga Edlira Xherri
Një komedi e egër e pushtuar nga humori i rrallë, plot gënjeshtra, të qeshura dhe kthesa, i cili satirizon ashpër moralin dhe patologjitë e shoqërisë në rënie është vënë në teatrin “Skampa” Elbasan.
Premiera “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regjinë e Kiço Londos, bëri që artdashësi elbasanas të dridhte të gjithë sallën nga të qeshurat.
“Ngjarjet zhvillohen ne një klinikë psikiatrike dhe ka një lëvizje shumë të madhe te personazheve, një lidhje e dukshme dhe e padukshme e cila ne fund të shfaqjes, shfaqet me shumë elegancë”, thotë regjisori Kiço Londo.
Aktori Helidon Fino dhe drejtori i teatrit Klinton Kapaj thonë se puna e dy muajve s’kishte si të kurorëzohej me bukur se kaq, kjo u pa nga pritja e spektatorit.
“Personazhi quhet doktor Brendis, është një mjek psikiatër, është ne klinikën e tij dhe të gjithë ngjarjet zhvillohen ne klinikën e tij. Ashtu siç e patë e shijoi dhe publiku dhe për të gjithë ata të interesuarit që nuk kanë ardhur akoma ta shohin është një komedi e zezë keqkuptimesh nga komediani anglez tipik Jo Orton”, shprehet aktori Helidon Fino.
‘Çfarë pa kryeshërbëtorja” do të jetë edhe përgjatë fundjavës në teatrin ‘Skampa’, me lojën e mrekullueshme të 6 aktorëve Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani ,Mario Elezi, Ëngjell Hoxha, Livjon Aliaj.
●Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre…
Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit…
Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, epshet e nxehta, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, të botës tjetër, e butë, por thellësisht prekëse dhe e vërtetë.