Një komedi e egër e pushtuar nga humori i rrallë i Ortonit, plot gënjeshtra, të qeshura dhe kthesa, i cili satirizon ashpër moralin dhe patologjitë e shoqërisë në rënie është gati të prezantohet  për publikun në teatrin “Skampa” Elbasan.

Nen regjinë e Kiço Londos, shfaqa premton që ritmi i shpejtë, vijat e mprehta, do bëjnë të dridhet e gjithë salla nga të qeshurat. “Çfarë pa kryeshërbëtorja” e Teatrit ” Skampa” është komedia më inteligjente dhe subversive që keni parë ndonjëherë-thekson London teksa pyetet për shfaqen që po punon.

 

Komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” e autorit anglez Joe Orton, sjell mesazhe të forta dhe aktuale.

 

Me regji të mjeshtrit Kiço Londo dhe me një kast të mrekullueshëm aktorësh si: Egla Ceno, Helidon Fino ,Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjëll Hoxha dhe Livjon Aliaj komedia premton një sezon fantastik

 

Aktorja Egla Ceno, vjen në rolin e Zonjës Prentis, në komedinë “ÇFARË PA KRYESHËRBËTORJA” Zonja Prentis, gruaja e Dr Prentis, shantazhohet nga një djalë i ri i quajtur Nicholas Beckett, një aventurë me të.Po çfarë do të ndodhë më pas…?!!! Për ta zbuluar duhet ta ndiqni së shpejti ne teatrin “Skampa”.

 

Aktori Helidon Fino, vjen në rolin e Dr.Prentis, në komedinë “ÇFARË PA KRYESHËRBËTORJA” Dr. Prentis, një psikiatër në moshë të mesme. Ai është një njeri i paskrupullt, që nuk heziton të përdorë pozicionin e tij si mjek, duke jetuar mes përfitimit dhe abuzimit.

 

Aktorja Linda Jarani, vjen në rolin e Xheraldinë Barkli, në komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja” Xharaldinë Barkli, aplikante për pozicionin si sekretare e Dr.Prentis. Një vajzë e re, tërheqëse, e cila ka besim të thotë të vërtetën.Situatat ndërlikohen dhe ajo…!!!

 

Aktori Mario Elezi, vjen në rolin e Reshterit Metç, në komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja” Reshteri Metç, një polic që përpiqet të gjej ngacmuesin e vajzave në një shkollë. Por ai ka dhe një detyrë kryesore e cila është e një rëndësie kombëtare.Ç’të jetë vallë…?!

 

Aktori Engjell Hoxha, vjen në rolin e Doktor Rance në komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja”. Doktor Rance, një psikiatër i dërguar nga qeveria, për të kontrolluar se si po drejtohen klinikat psikiatrike. Ai është i çmendur nga pushteti.Por çfarë ndodh gjatë kontrollit të një klinike…?!

 

Aktori Livjan Aliaj vjen në rolin e Nikolas Beket, në komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja” Nikolas Beket një aplikant për punën si sekretar i Dr. Prentis. Ai është një daktilografist dhe shantazhues i kompletuar. Por për çfarë do ta akuzojnë djaloshin Beket këtë herë…?!

 

Drejtuesi i teatrit “Skampa”, Klinton Kapaj shprehet se me kete kast të mrekullueshëm aktorësh dhe punën e jashtëzakonshme që po behet gjithçka do të jetë një spektakël i vërtetë. Vepra ka ardhur në shqip nga përkthyesi i njohur Artur Lena, ndërsa komedia do të prezantohet për publikun artëdashës premierë në datat1️⃣1️⃣ – 1️⃣2️⃣ – 1️⃣3️⃣ – 1️⃣4️⃣ – 1️⃣5️⃣ – 1️⃣6️⃣ PRILL ⏰️ 1️⃣9️⃣ : 0️⃣0️⃣

TEATRI “SKAMPA”, ELBASAN

 

Edlira Xherri Elbasaninews.al