Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, për shkak të mospërfilljes së kërkesave për ç’tensionimin e situatës në pjesën veriore, rrezikojnë projekte milionëshe sipas disave, por nuk pritet të ndikojnë në procesin e integrimit evropian.
“Efektet e këtyre masave janë proporcionale, pasi që përçojnë mesazhin e rëndësishëm të pakënaqësisë nga ana e BE-së, por nuk shkaktojnë dëm thelbësor në rrugën tonë evropiane”, thotë për Radion Evropa e Lirë Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.
Masat e BE-së përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të nivelit të lartë, si dhe të vizitave dypalëshe nga BE-ja dhe vendet anëtare. Po ashtu janë paralajmëruar pasoja financiare, përkatësisht pezullimi i financimit të disa projekteve të propozuara nga Kosova në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor.
Tch


























