Skuadrat shqiptare do të mësojnë sot kundërshtarët e raundit të tretë në Conference League, me shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës duke filluar prej orës 14:00.

Egnatia, Partizani, Ballkani, Drita, Llapi, Struga dhe Deçiq janë shtatë skuadrat mbarëshqiptare që presin rivalët e mundshëm europianë të raundit të tretë. Por më parë duhet të sigurojnë kalimin në këtë tur.

Me shumë mundësi, nëse ekipet shqiptare kalojnë raundin e dytë, në të tretin mund të kemi një derbi shqiptar.

Struga dhe Ballkani, kampionët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, mund të përballen me Egnatian ose Deçiq, kampionët e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjithmonë nëse arrijnë t’i kalojnë pengesat e radhës.

Egnatia, Ballkani, Struga, Deçiq

Sa i përket Partizanit, që në raundin e dytë do të sfidojë gjeorgjianët e Iberia 1999, turi i tretë mund ta gjejë përballë rivalëve izraelitë. Ose me Astanën e Kazakistanit, ekip me të cilin “Demat” u sfiduan në “play-off” vitin e kaluar.

Rivalët e Partizanit

Rivalët e Dritës

Rivalët e Llapit

Top Channel