“Ne duhet të kalojmë nga fjalët në veprime reale për qymyrin, makinat, paratë (për të investuar në tranzicion) dhe gjelbërimin”, këmbëngul Johnson.

“Nuk është më koha për shpresa, qëllime apo aspirata, por për angazhime dhe afate konkrete drejt ndryshimit”, shtoi ai.

Britania e Madhe kryeson me shembullin konkret të akordimit të 12,6 miliardë sterlina gjatë pesë viteve të ardhshme (afërsisht 15 miliardë euro ose tre miliardë në vit) për të ndihmuar kalimin drejt një ekonomie të qëndrueshme globale./  /os/