ATSH-DPA/ – Rregullat e BE-së për certifikatat dixhitale Covid-19 do të mbeten të vlefshme edhe për një vit tjetër për shkak të pandemisë në vazhdim.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe qeverive anëtare të BE-së kanë ranë dakord të zgjasin rregulloren përkatëse deri më 30 qershor 2023, njoftoi presidenca aktuale franceze e Këshillit të BE-së, duke shtuar se ”rregullorja gjithashtu mund të shfuqizohet më herët nëse situata shëndetësore e lejon atë”.

Certifikatat synojnë të lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve gjatë pandemisë.

Duke përdorur një kod QR, certifikata mund të përdoret për të vërtetuar nëse një individ është vaksinuar kundër Covid-19, ka rezultuar negativ për koronavirus ose është shëruar prej tij.

Versioni dixhital mund të ruhet në një pajisje celulare dhe zakonisht ekziston edhe opsioni për ta printuar në version letër.

Komisioni Evropian kishte propozuar në shkurt zgjatjen e rregullave të BE-së për certifikatat.

”Virusi vazhdon të jetë i përhapur në Evropë dhe në këtë fazë nuk është e mundur të përcaktohet ndikimi i një rritjeje të mundshme të infeksioneve në gjysmën e dytë të 2022 ose shfaqja e varianteve të reja”, theksoi komisioni./  /os/