/ATSH-DPA/ – Të paktën një person në Britaninë e Madhe ka vdekur nga varianti Omicron i Covid-19, tha sot kryeministri Boris Johnson.

Duke folur gjatë një vizite në një klinikë vaksinimi pranë Paddington në perëndim të Londrës, Johnson tha se “mjerisht, po, Omicron po provokon shtrime në spital dhe fatkeqësisht të paktën një pacient është konfirmuar se ka vdekur”.

“Kështu që unë mendoj se ideja se ky është disi një version më i butë i virusit duhet parë me vëmendje dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të gjithë marrin dozën përforcuese të vaksinës”, theksoi ai./ a.jor.