ATSH-DPA/ – Një në dy qytetarë gjermanë është i pakënaqur me organizimin e fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit në vend, sipas një sondazhi të publikuar.

19% e të anketuarve në një sondazh të kryer nga instituti kërkimor YouGov thanë se ishin “shumë të pakënaqur” dhe 31% të tjerë thanë se ishin “të pakënaqur” me mënyrën se si është zhvilluar fushata gjatë 12 muajve të fundit.

Vetëm 36% dhe 7% u deklaruan përkatësisht “të kënaqur” dhe “shumë të kënaqur”.

Një tjetër 7% e të intervistuarve nuk ​​u përgjigjën.

Gjermani nisi vaksinimet kundër Covid-19 më 26 dhjetor 2020.

Zyrtarisht, fushata e vaksinimit filloi në të gjithë Bashkimin Evropian më 27 dhjetor.

Që atëherë, 61,3 milionë persona në Gjermani janë vaksinuar të paktën një herë, që përfaqëson 73,7% të popullsisë.

Rreth 70,7 për qind janë vaksinuar dy herë, ndërsa 35 për qind kanë marrë tre doza./ /os/