Greqia konfirmoi 17,633 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 25 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 1,258,495 infeksione me COVID-19. Gjatë 7 ditëve të fundit, nga 1,902 raste të konfirmuara, 217 prej tyre lidhen me udhëtime jashtë vendit.

Gjithashtu janë regjistruar 61 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të tyre në 20,910. Prej tyre, 95.1 për qind kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkisnin moshës 70 vjeç e lart.

Gjithsej 626 pacientë janë nën kujdesin intensiv në spitale. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç dhe 80.7 për qind kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkasin moshës 70 vjeç e lart. Nga totali, 535 (85.46 për qind) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 91 (14.54 për qind) janë plotësisht të vaksinuar.