ATSH-AFP/ – Irani njoftoi sot 89 vdekje shtesë nga koronavirusi i ri brenda 24 orësh, më pak se 100 të vdekur për ditën e katërt radhazi në vendin më të prekur të Lindjes së Mesme.
”Kjo e çon numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë vdekur nga sëmundja Covid-19 në 4 958”, tha zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Kianouche Jahanpour në konferencën e tij të përditshme për shtyp.
”Kjo është dita e gjashtë radhazi e rënies së vdekjeve në Iran, ku 1 499 raste të reja janë zbuluar në 24 orët e kaluara duke e çuar në 79 494 numrin e përgjithshëm të të infektuarve”, shtoi ai.
”Ndër rastet që janë shtruar në spital, 54 064 persona janë shëruar dhe 3 563 janë në gjendje kritike”, tha Jahanpour.
Që nga njoftimi i rasteve të para në mes të shkurtit, dyshohet se shifrat zyrtare iraniane nuk janë të vërteta.