ATSH/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ripërsëritur mëngjesin e së hënës, apelin për kujdes në normalitetin e ri me të cilin duhet të mësohemi të gjithë.
Manastirliu thotë se normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. “Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta”, shprehet ministrja.
Ajo rendit rregullat që duhet të zbatojë secili në situatën e pandemisë të shkaktuar prej covid-19.
“Lani duart për 20 sekonda. Kur del me miq vendos maskë. Qëndro të paktën 1 metër larg nga tjetri. Mos prek sytë, hundën gojën. Mbuloni gojën kur kolliteni apo teshtini. Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë. Dezinfekto objektet që prekni shpesh”, apelon Manastirliu. z.tosku//a.a/