ATSH/- Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Në përditësimin e të dhënave të fundit lidhur me koronavirusin, Rovena Daja eksperte pranë Institutit të  Shëndetit Publik bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga  raste 9 në Kavajë,  Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, u shpreh Daja.

Ajo tha se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur.  Respektoni distancen dhe kujdesuni për higjienën personale dhe kolektive.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, dhe kur keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (26 Korrik 2020)

Testime totale                   38683

Raste pozitive                     4763

Raste të shëruara             2682

Raste Aktive                        1943

Humbje jete                       138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1056

Durrës                  220

Shkodër                203

Vlorë                     100

Lezhë                    84

Korçë                    69

Fier                       58

Elbasan                 48

Kukës                    37

Berat                    31

Gjirokastër          19

Dibër                     18