TIRANË, 20 qershor /ATSH – I. Vata/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1693 testime për COVID-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd.

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (20 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë      8

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1693

Testime totale            775,950

Raste pozitive             132,490

Raste të shëruara        129,918

Raste Aktive                  118

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë          31

Durrës          12

Berat             10

Lezhë           7

Elbasan        6

Dibër             3

Gjirokastër    2

Kukës           2

Korçë           1

Fier                1

/j.p/