Rusia ditën e sotme ka shënuar numrin më të lartë të të prekurve nga koronavirusi.
Janë rregjistruar 3,388 raste të reja në Rusi duke e çuar numrin e të prekurve në 24.490, ndërsa kanë humbur jetën 189 persona nga COVID-19.
Virusi në Rusi ka prekur të gjitha rajonet, përveç Altai në Siberinë Perëndimore, një nga zonat më pak të populluara në vend.
Numri më i lartë i të infektuarve është në Moskë ku janë shwnuar 14.776 persona të infektuar. Ministria e Shëndetësisë në Rusi ditën e djeshme tha se pritet të ketë një mungesë të shtretërve spitalorë.
Kujtojmë që nga 30 Marsi, të gjithë banorët e Moskës janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
(newsbomb)