Ajo që konsiderohet si dita më e bukur e jetës për shumë të rinj, dita e dasmës, duket se këtë vit do të mbetet në kuadrin e një ëndrre të bukur, të paktën edhe për ditët në vijim.

Situata e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, bëri që shumë çfite të rinjsh ta anulonin apo ta shtynin ditën e tyre të dasmës.

Kjo situatë po ashtu ndikoi edhe tek kompanitë e eventeve, të cilat merren me arredimin e ambienteve.

Edhe pse koha duket në disfavor, Ardiana shprehet se brenda mundësive do të organizojnë një dasmë të bukur për të gjithë ata që e mezi e presin këtë ditë.

Edhe pse nuk është ende e qartë nëse do të lejohet apo jo normalisht sezoni i dasmave, sërisht planet e çfiteve vijojnë më shpresën se dita e tyre nuk do të shtyhet.

Elbasaninews.tv