/ATSH-DPA/ – Përkundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, qeveria sllovake ka njoftuar se do t’i përmbahet rregullave të saj të rrepta të karantinës për udhëtarët e pavaksinuar që hyjnë në vend.

Dje policia kontrolloi certifikatat e vaksinimit të pasagjerëve në të gjitha pikat kufitare.

Sipas autoriteteve kufitare ”vetëm ata që janë vaksinuar kundër Covid-19 mund të hyjnë në vend pa iu nënshtruar një karantine 14-ditore”.

Politikanët e opozitës social-demokrate kishin kritikuar detyrimin e vaksinimit dhe i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku gjykata pezulloi shtrëngimin e rregullave për hyrjen në vendin e BE, në fuqi që nga 9 korriku.

”Derisa të sqarohet nëse trajtimi i pabarabartë i njerëzve të vaksinuar dhe të pavaksinuar nuk bie ndesh me kushtetutën, autoritetet duhet edhe një herë të respektojnë rregullat e zbatuara më parë”, njoftuan gjykatësit

Sidoqoftë, qeveria dhe autoritetet shëndetësore kanë vendosur që t’i shmangen këtij vendimi me një truk zyrtar ligjor.

Vendimi i gjyqtarit do të bëhet i detyrueshëm vetëm kur të futet në librin zyrtar të statutit, i cili zgjat disa ditë.   /os/