Shënohet rasti i parë me Covid në Skrapar.

Infektohet me coronavirus babai i sekretares së kryetarit të bashkisë, 67-vjeç.

Pasi ai ka dalë pozitiv me Covid e gjithë administrata është vënë në alarm.

Sekretarja është karantinuar dhe pritet të dalë rezultati i tamponit.